Lajmet e fundit

Sarah Sands nga Londra, është dënuar të martën me burgim pasi që e ka vrarë fqinjin e saj pedofil.
Ajo e ka therrur për vdekje Michael Pleasted 77 vjeçar pasi që kishte dëgjuar që ai kishte abuzuar seksualisht me tre djem të rinj, transmeton Klan Kosova.
Pleasted vetëm gjatë viteve 1970-1991 kishte 24 vepra të abuzimeve seksual me fëmijë.
Ai ishte dënuar disa herë për këto vepra, dhe në momentin kur vdiq ishte duke pritur një vendim të gjyqit për dhunimin seksual të dy djemve më të rinj se 13 vjeç.
Sands është shprehur se ishte vetë nënë dhe frikësohej që do i ndodhte diçka e tillë fëmijëve të saj.