Ferit Zahiti, që në shkurt të vitit 2000 jetonte në veri të Mitrovicës bashkë më bashkëshorten dhe 3 fëmijët, e përjetoi masakrën natën mes 3 dhe 4 shkurtit. Kjo familje ishte në mesin e mijëra shqiptarëve që u dëbuan me dhunë prej forcave serbe prej banesave të tyre.
Nga “Rojat e urës’’ u vranë 9 shqiptarë e 1 boshnjake, e 25 të tjerë u plagosën, në mesin e të cilëcve pati edhe fëmijë, gra dhe pleq.
Ky operacion, sipas dëshmitarëve, ishte udhëhequr nga MUP-i e Serbisë, të cilët madje thonë se e njohin edhe atë që i priu.
Në këtë përvjetor, Halit Barani, kryetari i KMDLNj-së në Mitrovicë për Klan Kosova tha se ky operacion kishte në krye Oliver Ivanoviqin.
https://www.youtube.com/watch?v=t1G-ZX4--dA
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.