Kur pati rrebesh sulmesh kibernetike vitin e kaluar në institucione publike e private, qeveria u aktivizua për ta miratuar ligjin për këtë fushë, e që i hapte rrugë krijimit të Agjencisë për Siguri Kibernetike.
Por këtë dinamikë, duket se ekzekutivi nuk e mbajti edhe për ta kompletuar këtë institucion.
Për mbi gjashtë muaj pas miratimit final të ligjit, ekipi punues është në fazat e hershme të kompletimit të agjencisë.
"Ekipi punues për hartimin e akteve nënligjore që dalin nga Ligji për Siguri Kibernetike është duke punuar në hartimin e Rregullores për organizimin e brendshëm dhe sistematizimin e vendeve të punës në Agjencinë për Siguri Kibernetike", thuhet në përgjigjen e qeverisë për Klan Kosova.
ASK duhet ta ketë në krye drejtorin që i përgjigjet ministrit të Punëve të Brendshme.
Ky organ do ta ketë barrë parandalimin dhe reagimin ndaj kërcënimeve apo sulmeve kibernetike në të gjithë sektorët.
Për shkak të kësaj përgjegjësie, njohësi Blerton Abazi vlerëson se qeveria duhet ta përshpejtojë kompetimin e agjencisë.
Sipas tij nuk mund të thuhet se ka mbrojtje të plotë me agjencinë, por të paktën palët kanë ku të mbështeten apo të kërkojnë ndihmë, në raste të sulmeve.
Ai konsideron se Kosova nuk është rrezikuar aq nga hakerët, muajt e fundit.
Veçse një vit më parë, shërbimi e-Kosova, rrjeti i brendshëm i komunikimit mes institucioneve, si dhe shumë universitete si e biznese private pësuan nga sulmet kibernetike të llojit DDoS.
Më e goditura në rajon ishte Shqipëria, për çka doli të jetë përgjegjës shteti i Iranit, me të cilin i ndërpreu të gjitha marrëdhëniet diplomatike.
https://www.youtube.com/watch?v=kn99uk66RuQ
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.