Lajmet e fundit

Charles ka hyrë me forcë në muze i cili dikur ishte spital për të sëmurët mendorë, disa herë gjatë muajit shtator të vitit 2013.
Ai kishte vjedhur shumë gjëra brenda muzeut, kanë bërë të ditur punonjësit e këtij instituti, Sipas raportimeve të mediave lokale në Indiana, ai kishte provuar që t’i shes të gjitha gjësendet në rrjete sociale.
I riu kishte shkruar në profilin e tij në facebook në tetor të vitit 2013 se po shet tru njeriu për halloween, nëse dikush është i interesuar që të blejë.
Ky muze dikur kishte shërbyer si spital që u ofronte pacientëve të sëmurë mendorë shërbime psikiatrike nga vitit 1848 deri në vitit 1994.
Sipas policisë, vlera totale e kavanozave ku ruheshin trutë, është rreth 3175 funta.
Charles është arrestuar në dhjetor të vitit 2013, pasi që “mallin” e tij ua kishte shitur disa personave, dhe një njeri në San Diego e kishte lajmëruar policinë për tu ankuar se kishte blerë në E bay dhe s’e kishte marrë atë për të cilën kishte paguar.