Nga kryeqyteti morën rrugë drejt veriut të vendit.
Një grup qytetarësh, të martën me autobus kanë për ta vizituar Liqenin e Ujmanit, në organizimin e Ndërmarrjes së “Iber Lepencit”, raporton Klan Kosova.
Udhëtimi nën temperatura të larta ishte mbase më i sigurti në jetën e tyre. Ata nga Mitrovica e deri te Ujmani nga para e prapa po përcilleshin nga njësitet elitare të Policisë së Kosovës.
Rreth mesditës arrijnë tek diga e Liqenit 12,5 kilometërsh, prej ku të rinjtë u njoftuan se uji është në nivelin maksimal. Për ujëmbledhësin, 75% e të cilit gjendet në Kosovë e 25% në Serbi, u dhanë detaje interesante.
Vizitës së rrallë i priu kryeshefi i ndërmarrjes, i cili qe optimist se kjo nuk do të mbetet e fundit.
Pjesë e turit që po organizohet në kuadër të “Muajit të Rinisë” ishte edhe i dyti i ministrisë së Ekonomisë.
Veç bukurive që panë, studentët e Teknikut mësuan edhe të reja.
Para largimit, vizita gati tri-orëshe nuk mbyllet pa një foto përbashkët.
Ashtu si rruga e shkuarjes, u përcoll edhe ajo e kthimit deri në Mitrovicë nga forcat e rendit.
https://www.youtube.com/watch?v=-6ceAZrzts0
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.