Lajmet e fundit

Virgil van Dijk ka sulmuar bashkëlojtarët e tij pasi barazuan 2-2 me “Të Kuqtë” në Old Trafford.
Ky barazim për Van Dijk duket të jetë sikur një humbje.
"Natyrisht që është faji ynë përsëri. Duhet të kishim shënuar së paku për 2-0 vetëm në pjesën e parë, është turp, ndihet si një humbje", tha ai për Sky Sports, përcjell klankosova.tv
https://twitter.com/SkySportsPL/status/1777017135597842521
Reds kanë dështuar të mposhtin United në tre ndeshje këtë sezon, duke barazuar dy herë në ligë dhe duke humbur në çerekfinalen e FA Cup.
Pas javës së 32-të, Liverpooli ka rënë në vendin e dytë me 71 pikë, aq sa ka edhe Arsenali, ndërsa Manchester United është në të gjashtin me 49 sosh