Vinicius Junior ka thënë që nuk është frikësuar kurrë nga asnjë tifozeri, e as nga ajo e Manchester City-t mbrëmë.
Braziliani u provokua mbrëmë nga ta pas dramës me Topin e Artë, ku bashkë me Real Madridin ishin revoltuar që ai çmim i ishte dhënë Rodrit të Qytetarëve dhe jo atij.
“Fansat e Man Cityt? Nuk kam qenë kurrë i frikësuar në jetën time nga cilado tifozeri, nga fansat rivalë”, ka thënë Vini pas ndeshjes ku u shpall lojtari më i mirë i përballjes.
“Dua ta ndihmoj skuadrën, të fitoj, që puna të kryhet”.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.