Sulmuesi brazilian, Vinicius Junior, ka reaguar për herë të parë lidhur me të ardhmen e tij te Real Madridi.
Futbollisti, kontrata e të cilit skadon në verën e vitit 2027, deklaroi se aktualisht është i fokusuar vetëm te Kombëtarja e Brazilit dhe Botërori 2026.
“Jam i përqendruar te kombëtarja. Për gjithçka që lidhet me Real Madridin do të flas pas Botërorit”, tha Vinicius.
Ylli brazilian realizoi 21 gola në 51 ndeshje sezonin e kaluar dhe mbetet një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës madrilene.
Drejtuesit e klubit pritet të intensifikojnë bisedimet për rinovimin e kontratës pas përfundimit të Botërorit. /Klankosova.tv
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.