Një çift në Australi është ribashkuar me videon e dasmës së tyre në Skoci, pas 57-vjetësh, falë një postimi në Facebook.
Terry Cheyne nga Aberdeeni i Skocisë zbuloi një film të vjetër të një dasme në koleksionin e tij të videove Super 8, por nuk njihte çiftin në video. Ai publikoi një foto nga videoja në një grup lokal në Facebook, por për gjashtë muaj nuk pati asnjë informacion për çiftin.
Rasti u kthye në një mrekulli kur Aileen Turnbull, 77-vjeçare, që jeton në Brisbane të Australisë, njohu veten dhe bashkëshortin e saj Bill në atë fotografi.
Çifti, i cili ishte martuar në vitin 1967 në Kishën e Mastrickut, kishte humbur videon pasi e kishin lënë aksidentalisht në një projektor të huazuar.
Cheyne u dërgoi atyre një kopje të digjitalizuar të videos. “Ishte mahnitëse të shihja prindërit dhe të afërmit tanë në lëvizje pas kaq vitesh. Ende më duket e pabesueshme", tha Aileen.
https://www.youtube.com/watch?v=hg8MhugWqvk
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.