Lajmet e fundit

Policia në Kinë, ka arrestuar disa persona lidhur me një video ku shihet një çift duke bërë seks në zhveshtoren e dyqanit Uniqlo.
“Në videon e turpshme shihen një grua e një burrë duke bërë seks dhe për këtë e kanë përdorur një telefon celular”.
“Video është postuar në internet dhe është dërguar në rrjetin social WeChat”, është shprehur policia e Pekinit, raporton CNN, transmeton Klan Kosova.
WeChat, është një nga rrjetet sociale më të mëdha në Kinë, e ky aplikacion është instaluar në pothuajse 90 përqind të telefonave të mençur.
Policia nuk e ka specifikuar numrin e njerëzve që janë arrestuar, për incidentin që ka ndodhur në mesin e prillit të këtij viti.
Zyrtarët e Uniqlo që është një zingjirë dyqanesh që ka bazën në Japoni, janë shprehur se asnjë prej punjonësve të tyre nuk janë në mesin e të ndaluarve dhe e janë distancuar nga ky akt.
Kjo video është postuar në rrjete sociale të martën e kaluar, e është një minutë e gjatë dhe brenda natës ka marrë miliona klikime dhe komente.
“Më quaj burrë” dhe “më thuaj që do të jemi bashkë”, janë fjalët që dëgjohen në këtë klip.