Artisti Van Gogh preu veshin e tij para më shumë se njëqind vitesh, por tani pas më shumë se një shekull veshi do të kthehet në një ekspozitë të New York-ut.
Veshi është krijuar nga Diemut Strebe, i cili ka përdorë mostra gjenetika nga stër-stër nipi i vëllait të artistit, transmeton Klan Kosova.
Ekspozita titullohet “Sugababe” dhe Strebe këmbëngulë që kjo është më shumë se një shfaqje e artit pra është një fakt shkencor.
“Nuk jam i sigurt se të gjithë e kuptojnë implikimet shkencore dhe biologjike”, u shpreh Strebe.
Ky vesh është formuar nga indet e qelizave të kërcit të Liewe van Gough, një pasardhës i drejtëpërdrejtë i Vincent van Gogh.
Më pas, ai ka përdorë teknologji duke hartuar formën e veshit të bazuar në autoprotetet e van Gogh.
Madje përveç që në dukje është si veshi i van Gogh, ai kryen edhe të njëjtin funksion, pra me të dëgjohet falë një procesori kompjuterik që Strebe ka përdorë për të stimuluar pulset nervore.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.