As kamuflimi në kamionë për transport të zakonshëm e as rrugët ilegale nuk i shpëtuan.
Dy kosovarë, të shtunën u zunë duke kontrabanduar nga Serbia me 750 shpezë.
Fillimisht në Zhabar të Mitrovicës E.M u kap pak pas mesnate me kamioneten e tipit Wolksvagen me 200 pula në të, e pasdite në Bube të Zubin Potokut me 550 të tilla, u has edhe H.B me kamionetën Mercedes.
Inspektorët e Agjencisë së Veterinës dolën në terren për të evidentuar gjendjen shëndetësore të shpezëve. Për të eliminuar çdo lloj rreziku që mund të vije nga ato, sipas zëdhënësit të AUV-it, Lamir Thaqi, të njëjtat u vendos të asgjësohen.
Për Muhamet Mujaj si ish-hetues policie, që këto raste të ulen forcat e rendit duhet të jetë më syçelë, të shtojnë kontrollet andej e të vendosin edhe kamera shtesë të sigurisë.
Të dy pronarët ngarkohen me veprën penale ''Kontrabandim me mallra'' e bashkë me mallin janë konfiskuar edhe kamionët e tyre.
https://www.youtube.com/watch?v=6hbXpKdMFU0
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.