Një padrejtësi disavjeçare për luftëtarët mori fund javë më parë.
Gjykata Supreme iu dha të drejtë veteranëve të cilëve nuk guxon t'iu ndalet pensioni i veteranit edhe nëse janë duke punuar, raporton Klan Kosova.
Për këtë, kryeministri në detyrë Albin Kurti premtoi se do jetë vendimi i parë në qeverinë e re.
Por këtë të martë, kur u shënua Dita e Veteranit, nga kjo kategori shprehen të zhgënjyer që për shumë vjet u diskriminuan.
Supremja shfuqizoi vetëm ndalesën e ish-luftëtarëve që punojnë në privat, por kjo po thuhet se nuk mjafton.
Nga legjislatura e re, veteranët presin edhe një ndryshim meritor.
Ndalimi i pensionit për të punësuarit nga kjo kategori ishte në fuqi nga 2018-ta kur u bë Ligji për Veteranët. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=-BSnYuRi18c
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.