Lajmet e fundit

UEFA-ja e ka marrë vendimin e saj për ndeshjen Rumani-Kosovë në Ligën e Kombeve.
Shtëpia evropiane e futbollit vendosi që t'ia japë tri pikë Rumanisë në tavolinë pasi lojtarët kosovarë braktisën fushën, pas thirrjeve të tifozëve rumunë, njofton Klankosova.tv.
Kosova gjithashtu është dënuar me gjashtë mijë euro për shkak të sjelljeve të ekipit.
Në anën tjetër, federata rumune u dënua me gjithsej 128 mijë euro për thirrje raciste, ksenofobe, diskriminuese, për transmetim të mesazheve politike, hedhje të objekteve, fishekzjarrëve, përdorim të laserëve, pengim të himnit dhe bllokim të rrugëve publike.
Ata po ashtu janë dënuar me një ndeshje pa praninë e tifozëve. /Klankosova.tv