Një burrë nga Virxhinia e ShBA-së tha se nuk kishte ndërmend të luante lotari, por një vendim i minutës së fundit e çoi në fitimin e një xhekpoti prej 5 milionë dollarësh.
Alexandr Pichshev nga Fairfax u tha zyrtarëve të Lotarisë së Virxhinias se nuk po planifikonte të luante lotarinë kur vizitoi dyqanin Safeway në Nutley Street, por ai përfundoi duke ndryshuar mendje teksa kaloi pranë një makine shitëse lotarie.
Pichshev zgjodhi një biletë Fortune dhe fitoi çmimin kryesor prej 5 milion dollarësh.
"Ishte e papritur", tha fituesi. “Ia tregova biletën menaxherit të dyqanit dhe ai më tha ta firmosja biletën”.
Pichshev nuk zbuloi nëse ai ka ndonjë plan të menjëhershëm për paratë e tij.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.