Nga 43500 fletëvotimet e shtypura nuk u përdorën as 5 për qind.
Dalja e ulët në zgjedhjet e 23 prillit në 4 komunat veriore, bëri që shumica dërrmuese e materialeve të mbesin të pashfrytëzuara, raporton Klan Kosova.
Pasi nuk ka ndonjë kontest rreth këtyre materialeve, të martën në mbledhjen e KQZ-së u vendos që ato të shkatërrohen.
Edhe buxheti u desh të ri-dizajnohet shkaku i votimeve të jashtëzakonshme, sipas Sekretarit të KQZ-së Burim Ahmetaj.
Për buxhet foli edhe një tjetër anëtar i KQZ-së. Veçse Sami Kurteshit të LVV-së iu duk pak 20 për qind e harxhuar për mallra e shërbime kur ka kaluar gjysma e vitit.
Në mbledhje u bë edhe zëvendësimi i asamblistit të dorëhequr të LVV-së në Prishtinë, Rashit Gashi të cilin do ta pasojë Edmond Azemi. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=8Hh3rc4O5Ik
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.