Para këtij takimit me presidenten Vjosa Osmani, Qeveria në detyrë e udhëhequr nga Albin Kurti miratoi projektbuxhetin për vitin 2026.
Ky buxhet është në vlerë të rreth 4 miliardë eurove, njofton Klankosova.tv.
Veç kësaj mori edhe disa vendime e që kanë të bëjnë me rritjen e pagës minimale, pensioneve, shtesave për fëmijë dhe për rrogën e 13.
Veç këtyre u bë e ditur që një pikë e rëndësishme e rendit të ditës në mbledhjen ekzekutivit që e kreu mandatin e plotë ishte edhe buxheti për Komunën e Prishtinës, Gjilanit e Zubin Potokut e që të trija këto vazhdojnë të operojnë me të holla të vitit të kaluar.
Derisa u potencua se është shtuar buxheti edhe për barnat esenciale, kulturën, sportin, sektorin privat e fermerët.
Por, u deklarua që do të ketë edhe më shumë investime publike. /Klankosova.tv
Për detaje mund ta ndiqni kronikën e Klan Kosovës:
https://www.youtube.com/watch?v=d5OekQEiFuY
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.