Një kafene e re në Gjermani, është bërë atraksion në rrjetet sociale, falë faktit se aty gjithçka është e vendosur mbrapsht, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Kafeneja përreth rrugës e quajtur Toppels, është hapur në fillim të këtij viti dhe është gjithmonë e mbushur me turistë.
Jashtë objekti duket i kthyer mbrapsht, për shkak se është vendosur në çati kurse në garash shihet e parkuar një veturë, po ashtu mbrapsht.
Në ndërkohë, dekori i brendshëm është edhe më konfuz.
Gjithçka është e vendosur së prapthi.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.