Lajmet e fundit

Apartamenti nën çati i tij, ka një derë të mbuluar nga ari dhe diamantet, një fontanë të brendshme, dhe një tavan të pikturuar dhe një llambadar me ornamente.
Kur Trump mërzitet nga përditshmëria në New York, ai i drejtohet avionit të tij, një Boeing 757 në vlerë prej 100,000,000 dollarë.
Rripat e sigurisë të ulëseve në aeroplan, janë të arit.
Këtu i pushon sytë Trump kur fluturon me avionin e tij. Jatsikët janë të stampuar me stemën e familjes, siç janë shumica e tyre në avion.
Kur ai nuk është në ajër, ja njëra nga veturat luksoze të tij. Ai është i fiksuar pas markës së makinave Rolls-Royce, por gjithashtu zotëron një Lamborghini Diablo Electric Blue të vitit 1997 dhe një Mercedes-Benz SLR McLaren.
Në vitin 1985, Trump kishte blerë Mar-a-Lago, shtëpi kjo në Palm Beach për 10 milionë dollarë, dhe e kishte shndërruar në një klub privat. Kjo pronë shtrihet në 6.8 hektarë tokë në jug të Floridës.
Kjo shtëpi ka 58 dhoma gjumi, 33 banja, dhe 12 kamina zjarri dhe tri strehimore në raste rreziku.
Perfekte për një shëtitje në fshat. Trump kishte porositur ekipin e Orange Country Choppers që ta punonin këtë motoçikletë me ari 24 karat në pjesë të caktuara të mjetit.
Ky është helikopteri që mban të stampuar emrin e tij. Ai fluturaken e tij Sikorsky S-76 e ka ridizajnuar plotësisht. Raportohet se ai ka shpenzuar 750,000 dollarë në rimodelim, që përfshinë edhe vendosjen e arit 24 karat në vende të ndryshme.