Një burrë nga Britania e Madhe, ka vdekur pasi që është rrëzuar nga kati i 14-të, teksa po tentonte ta shpëtonte një adoleshent që donte të bënte vetëvrasje.
Thomas Bennet, ishte në një festë në konvikt të Universitetit të Havait, kur pa një 19 vjeçar (identiteti i të cilit nuk është zbuluar) që tentonte të hidhej nga kati i 14-të.
24 vjeçari u ngjit mbi një parvaz jashtë dritares dhe u përpoq që ta shpëtonte të riun, por fatkeqësisht të dy u rrëzuan, transmeton Klan Kosova.
Policia është shprehur se Thomas ka vdekur menjëherë, kurse 19 vjeçari është shumë i lënduar dhe është në gjendje kritike për jetë.
“Tommy shqetësohej dhe i donte shumë njerëzit, dhe atë natë ai më ka treguar edhe njëherë që ai shqetësohej për persona të tjerë më shumë se sa për veten”.
“Ai është një hero”, është shprehur shoku i Thomas, Ted Guillory.
Edhe familja e Thomas, janë shprehur se pavarësishtë që janë shumë të lënduar nga humbja e djalit të tyre, ata janë krenar për veprimin e tij.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.