08.09.2015 · përditësuar para 3957 dite1 min lexim
Një grua ka vdekur pasi që është rrëzuar nga 200 metra lartësi prej një shkëmbi turistik në Norvegji.
Kristi Kafcaloudis, ishte me një grup turistësh që po e vizitonin vendin turistik malor, Trolltunga në jug-perëndim të Norvegjisë, transmeton Klan Kosova.
Ajo në një moment e pyeti një prej pjesëtarëve të grupit për t’i bërë një fotografi në buzë të shkëmbit.
Por fatkeqësisht 24 vjeçarja humbi balancën dhe u rrëzua nga më shumë se 200 metra lartësi, duke mbetur e vdekur.
“Kishte shumë njerëz që dëshironin të fotografoheshin aty, prandaj ishte krijuar një radhë e gjatë”.
“Kur i erdhi radha Kafcaloudis ajo shkoi më afër shkëmbit se sa duhej”, është shprehur zëdhënësja e policisë, Terje Kvalvik.
Trolltunga është një shkëmb 700 metërsh mbi liqenin Ringedalsvantet në jug-perëndim të Norvegjisë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.