04.02.2016 · përditësuar para 3807 dite1 min lexim
Një baba i tre fëmijëve ka vdekur pasi që tentoi ta hante hamburgerin me një kafshatë.
Darren Bray, ishte në McDonald bashkë me disa miq të tij dhe u kishte thënë atyre që ta shikonin se si mund ta hante tërë hamburgerin me një kafshatë, transmeton Klan Kosova.
Menjëherë pasi që e futi hamburgerin në gojën, atij i’u zu fryma.
“E shihja se si tentonte ta nxirrte nga goja dhe po bënte shumë zhurmë. Unë u mundova që ta godisja në shpinë për ta ndihmuar, mirëpo ishte e pamundur”, u shpreh miku i tij, Sam Bisgrove.
Mjekët kishin arritur në vendin e ngjarjes, mirëpo ishte e pamundur që ta shpëtonin.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.