24.07.2015 · përditësuar para 4003 dite1 min lexim
Një vajzë dy vjeçare ka vdekur pasi që babai i saj e kishte harruar të mbyllur në veturë.
Kjo ngjarje ka ndodhur në qytetin e Nitra të Sllovakisë, transmeton Klan Kosova.
Babai, emri i të cilit nuk është bërë i ditur për publikun, supozohet që e ka harruar vajzën e saj Kritina në veturë dhe kishte ikur për punë.
Në momentin kur babai e kutpoi çfarë kishte bërë kalimtarët tregojnë që ai ka bërtitur duke qarë se “unë e vrara vajzën time”.
Vajza bukuroshe e me flokët e bardha, kishte qëndruar në veturë që sipas policëve ishte temperatura deri në 60 grad deri në momentin kur babait të saj i’u kujtua se ku e kishte lënë.
Mediat lokale raportojnë, se prindërit e Kristinës janë totalisht të shokuar pas kësaj ngjarje.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.