Lajmet e fundit

Ka vdekur personi më i vjetër në botë.
116 vjeçarja, Jeralean Talley që mbante këtë epitet ka ndërruar jetë në Michigan.
Ajo ka vdekur në shtëpinë e saj në Detroit ndërsa këtë e ka konfirmuar vajza e saj,Thelma.
Ajo tregoi se nëna e saj ishte shtruar në spital ku po trajtohej për lëngje në mushkëritë e saj por ajo më pas u kthye në shtëpi ku edhe dëshirontë të ishte, transmeton Klan Kosova.
Talley kishte mbushur 116 vite muajin e kaluar.
Ajo konsiderohej si personi më i vjetër bazuar në të gjitha të dhënat, ndërsa pas saj është Susannah Jones nga Brooklyn e cila në muajin korrik mbush 116 vite.
Talley ishte lindur në Montrose të Georgias në vitin 1899.