Aktori italian, Raphael Schumacher, që aksidentalisht e kishte var veten gjatë një performance teatrale, tashmë është deklaruar se ka vdekje klinike.
Schumacher po luante një skenë sikurse po vriste vetën, mirëpo diçka nuk shkoi si duhet, transmeton Klan Kosova.
Aktori ka qenë në koma që nga e shtuna, mirëpo mjekët raportojnë se truri i tij tashmë ka vdekur.
Gjithashtu policia është duke kryer hetimet në teatër, në rast se gjatë performancës nuk janë kryer të gjitha procedurat e sigurisë.
Një pistë e dyshimit për policinë është edhe se Schumacher ka dashur të vetëvritet në atë mënyrë, mirëpo këtë gjë e ka refuzuar në mënyrë kategorike nëna e tij.
Sipas saj, djali i tij nuk kishte asnjë arsyje që të vriste veten.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.