Lajmet e fundit

Juventusi arriti të shpëtojë një pikë në përballjen ndaj Parmës në ndeshjen e vlefshme për javën e dhjetë të Serie A-së.
Parma kaloi në epërsi që në minutën e tretë me golin e Enrico Del Pratos, por Weston McKennie barazoi për Juventusin në minutën e 31-të, me asistim nga Timothy Weah.
Parma riktheu epërsinë në minutën e 38-të me një gol të Simon Sohm.
Në pjesën e dytë, Juventus arriti të barazojë sërish falë Timothy Weah, i cili realizoi në minutën e 49-të.