Komisionari për Zgjerim dhe Fqinjësi të Mirë i Bashkimit Evropian, Oliver Varhelyi, ka thënë se 27 shtetet anëtare të unionit kanë ndryshuar fort mendimin për zgjerimin e BE-së kah gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor.
Si kryefolës në konferencën “BE takon Ballkanin”, i mbajtur në Sofje të Bullgarisë, diplomati thotë se tani është momenti për lëvizjen e madhe, raporton Klan Kosova.
“Koha po ndryshon. Duke qenë në mënyrë konstante në kontakt me shtetet anëtare, ndjenja ime është se vendet anëtare tani po shohin qartazi se është në interesin e BE-së që të integrojë më shumë anëtare nga fqinjësia e saj sa më shumë që mundet sepse stabiliteti, paqja, dhe përparimi afatgjatë i saj varet nga to”, tha politikani hungarez.
Komisionari foli për një plan të madh të lidhjes së Ballkanit Perëndimor me BE-në nëpërmjet projekteve infrastrukturore e nga fushat e tjera.
Nga ana e saj, kryetarja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, shfaqi një porosi të martën, duke thënë shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të zgjidhin çështjet e hapura dypalëshe.
Ajo shtoi se hyrja e gjashtë vendeve ballkanike në BE ka zgjatur shumë, por se gjërat sipas saj tani po lëvizin.
E përmendi liberalizimin e vizave për Kosovën, që hyn në fuqi më 1 janar 2024, si dhe dhënien e statusit të vendit kandidat për Bosnje dhe Hercegovinën.
https://www.youtube.com/watch?v=gPWkOQT9nEE
*Klikoni
KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni
KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe
KËTU për iOS
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.