Në një fshat të izoluar në Republikën Domenikane, një në pesëdhjetë fëmijë lind me një anomali, në fillim duket se është vajzë, mirëpo gjatë pubertetit i rriten organe gjenitale mashkullore.
Këta fëmijë janë të njohur me emrin Guevedoces, që nëse përkthehet në shqip i bie “penis në 12”, duke iu referuar moshës kur ndryshimet në trupin e tyre fillojnë të paraqiten.
Në një dokumentar të BBC-‘së, eksplorohet dhe paraqitet gjerësisht ky fenomen i rrallë.
Johnny që dikur njihej me emrin Felicita, ka thënë se është përballë me shumë ngacmime kur këto ndryshime në trupin e tij kishin filluar.
“Më thoshin se isha djalli, gjëra të ndyra, fjalë të këqija por nuk kisha tjetër zgjidhje pos t’i luftoja”, ka thënë ai.
“Do të doja të martohesha dhe të kisha fëmijë, një partner që do të qëndronte krah meje gjatë kohërave të mira e të këqija”.
Dokumentari po ashtu flet për një tjetër shtatë vjeçare të quajtur Carla, që shumë shpejt do të njihet si Carlos.
Nëna e saj ka thënë se ka parë shenja të transformimit te ajo që kur ishte pesë vjeçare, dhe ka thënë se e do shumë fëmijën e saj, pavarësisht se a është djalë apo vajzë.
Doktoresha Julianne McGinley, një endokrinologe e kishte hetuar fenomenin qysh në vitin 1970. Mjekët thonë se ky fenomen shfaqet si rezultat i mungesës së një enzimi të quajtur 5-alpha, transmeton Klan Kosova.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.