Duke i mbajtur krahët hapur për balancë, Heather Larsen, e cila është slackliner (aktivitet që i referohet të ecurit mbi një litar, që është i vendosur në mes dy objektesh në një lartësi të konsiderueshme), ka ecur në litarin e hollë të vendosur në mes dy kullave antike në qytetin e vjetër në Jerusalem, në një lartësi prej 35 metrash, raporton Ruters, transmeton Klan Kosova.
“Të mësuarit për këto vende dhe mundësia për t’i vizituar e për të praktikuar hobin tim këtu, është eksperiencë e jashtëzakonshme”, ka thënë ajo.
Larsen ka ecur rreth 20 metra në një lartësi prej 35 metrash në muzeun antik në Jeruzalem të njohur si “Kulla e Davidit”.
https://www.youtube.com/watch?v=h7Z3YDiI8cE&feature=youtu.be
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.