13.09.2016 · përditësuar para 3583 dite2 min lexim
Një nënë ka folur për gjendjen e veçantë shëndetësore të vajzën së saj 11 vjeçare.
Chloe Miller vuan nga Sindroma Rett, që ndikon në zhvillimin e trurit, transmeton Klan Kosova.
Me siguri personat që e kanë parë “The Curious Case of Benjamin Button”, janë në dijeni që personazhi kryesor në atë film luan rolin e një personi që kur është fëmijë duket si një plak dhe kur vitet kalojnë ai rinohet.
11vjeçarja tani, është duke i humbur të gjitha aftësitë që i ka mësuar dhe sipas mjekëve ka gjasë që nuk do i mësojë kurrë më.
“Është njëjtë sikur të kem prapë foshnje. Vajza ime vazhdon të jetë foshnje në moshën 11 vjeçare. Gjëja më e vështirë me sindromën Rett është se Chloe kishte disa aftësi të cilat i ka humbur. Për shembull, ajo më parë pinte nga gota e tani pinë nga shishja e plastikes”, ka thënë nëna e saj, Sarah Miller.
Kur ishte shtatzënë Miller nuk priste që të kishte probleme. Por gjatë lindjes kishte probleme me zemrën dhe kjo e ka bërë atë të varur nga stimulues kardiak kur ishte vetëm 20 vjeçare.
Por problemet shëndetësore nuk ishin rezervuar vetëm për të. Pak kohë pas lindjes vajza e saj, filloi të kishte disa probleme dhe në moshën pesë vjeçare mjekët e kishin diagnosfitikuar me epilepsi.
U deshën katër vjet që ajo të diagonstifikohet me Sindromën Rett, kur pediatri e kishte këshilluar Miller që të kryenin teste gjenetike.
“Ne i kishim kryer testet, por për gjashtë muaj askush nuk na lajmëroi asgjë dhe unë mendova që gjithçka është në rregull. Por më pas mora një telefonatë që nuk do e harroj asnjëherë. Doktori më tha që vajzën time e kishin diagnostifikuar dhe më sugjeroi që të shkojë tek ai, por jo vetëm”.
Chloe ndonëse është 11 vjeçare, inteligjenca e saj është e barabartë me një pesë vjeçare.
Më parë, ajo shkonte në shkollë por kur u bë nëntë vjeçe mësuesit e kishin sugjeruar atë që ta dërgojë në shkollë veçantë, pasi që ka dallime të mëdha në mes saj dhe moshatarëve të tjerë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.