Vajza e cila orkestroi vrasjen e familjes së saj ka folur për këtë gjë dhe ka thënë se ky ishte një vendim shumë i keq.
Erin Caffey, ka vrarë nënën dhe dy vëllezërit dhe kishte tentuar ta vriste edhe babain e saj në vitin 2008, transmeton Klan Kosova.
Ish pianistja e kishës, që në atë kohë ishte vetëm 16 vjeçare e kishte bindur të dashurin e saj, Charlie Wilkinson dhe shokun e tij, Charles Waid që ta vrisnin familjen e saj.
Një natë, përderisa Erin po priste jashtë në veturë me një shok, i dashuri i saj dhe miku i tij kishin hyrë brenda në shtëpinë e familjes Caffey dhe kishin qëlluar familjarët e saj.
Ndonëse ata e kishin qëlluar edhe babain e saj, ai kishte arritur që të shpëtonte.
Kur këta adoleshentë ishin arrestuar pak ditë pas vrasjeve, ata kishin treguar se kjo ishte ideja e Erin. Ajo kishte treguar se ishte e inatosur me prindërit e saj pasi që ata dëshironin të ia ndalonin takimet me të dashurin e saj.
Por tani, tetë vite më vonë ajo pranon se kishte bërë zgjedhje shumë të gabuara.
Në një intervistë për një dokumentar mbi jetën e saj, ajo tregoi për motivet që e quan deri tek vrasja e familjarëve të saj.
“Isha e shokuar, e inatosur dhe e lënduar. Ishte një djalë (Wilkinson) me të cilin supozohej që do e kaloja pjesën tjetër të jetës e ai më donte mua. Ne planifikonim që të martoheshin”.
“Por, kur shikoj prapa tani gjithë çfarë unë kam bërë është budallallëk. Nuk e di pse e bëra atë gjë. Dua të them që ata kurrë nuk më kishin rrahur dhe më jepnin bukë”.
Tani Erin është duke vuajtur dënimin prej 40 vitesh, kurse dorasit Waid dhe Wilkinson janë duke e vuajtur dënimin përjetë në burg. Ata arritën t’i shpëtojnë dënimit me vdekje pasi që këtë gjë e kishte kërkuar babai i Erin.
“Dëshiroj që ata të kenë mundësi të pendohen”, kishte thënë atë kohë babai i saj.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.