Gruaja nga Ukraina që ndryshe njihet si “njeriu – barbi”, për shkak të pamjes së saj, ka thënë në një intervistë se nuk duket fare si kukull.
Valeria Lukyanova, ka thënë që ajo ka ndryshuar që nga koha e adoleshencës, transmeton Klan Kosova.
“Ne të gjithë që nga fëmijëria kemi ndryshuar e unë që nga mosha 14 vjeçare nuk kam ndryshuar shumë përveç trupit dhe ngjyrës së flokëve”.
Ndonëse ajo krahasohet me një kukull prej plastike, Lukyanova, është shprehur se nuk pajtohet fare me këtë krahasim.
“Nuk mendoj që dukem sikur Barbie, unë dukem kështu vetëm me një orë e gjysmë”.
Ajo e ka mohuar se iu është nënshtruar ndonjë operacioni plastik, ndonëse shumë persona kishin hamendëuar se ajo ka bërë diçka të tillë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.