Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të mërkurën mbajtën ceremoninë kushtuar Epopesë së UÇK-së në kazermën, “Adem Jashari”.
Për gatishmërinë e tyre ushtarake, iu raportua komandantes supreme e cila është njëherazi presidente e Kosovës.
Pasi Vjosa Osmani përshkoi rreth e përqark zonën, iu bashkua edhe kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, kryekuvendari Glauk Konjufca e Rifat Jashari, kryefamiljari i Jasharëve.
Të pestit bashkë vazhduan rrugën për homazhe tek obelisku i ndërtuar tek kazerma.
Kronikën e plotë e gjeni në vijim:
https://www.youtube.com/watch?v=UcgUR2WykHg
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.