Gratë që gjatë luftës ishin në burgun e Lipjanit, kanë përjetuar tortura prej më të këqijave. Krejt rrëfimet e tyre për rrahjet e keqtrajtimin çnjerëzor janë pjesë e aktakuzës për gardianen serbe të asaj kohe, Nadica Cepkenoviq.
Dëshmitaret, në deklaratat e tyre që janë përfshirë në aktakuzë thonë se maltretime përjetonin shpesh, madje në një moment thuhet se drejtori i burgut, Lubo Cimburovic, kishte urdhëruar që gratë shqiptare të rrahen me njëra-tjetrën.
Në burgun e Lipjanit, 14 zonjat e përmendën më së shumti Cepkenoviqin, për të cilën thonë se ishte rojtarja më e tmerrshme që i rrahu ato veç pse ishin shqiptare.
Të gjitha detajet i gjeni në kronikën e përgatitur nga Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=eczLKGapFv4
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.