Lajmet e fundit

Manchester United e ka prioritet shitjen e Mason Greenwood me marrëveshje të përhershme.
Ndonëse, Greenwood është shpallur lojtari i sezonit në Getafe, ku ishte i huazuar për sezonin që po lëmë pas.
“I jam tepër mirënjohës Getafes dhe fansave për një sezon të mrekullueshëm. Ishte kënaqësi të luaja për ju, ju uroj gjithë të mirat”, u tha Greenwood fansave të tyre.
22-vjeçari gjatë këtij sezoni ka zhvilluar 36 paraqitje në të gjitha garat, duke kontribuar me 10 gola dhe gjashtë asistime.
Unitedi për Greenwood nuk ka opsion tjetër pos ta shesë, teksa Getafe ende shpreson për një huazim të ri.