Lori Rhew nga Karolina e Veriut gjeti një unazë të klasës së vitit 1938 në parkingun e një kafeneje Starbucks dhe arriti ta kthejë te mbesa e pronarit të saj të parë.
Pas disa kërkimeve online dhe ndihmës së një xhami zmadhues, Rhew zbuloi se unaza i përkiste Wallace Garst, diplomuar në Virginia Tech, i ndarë nga jeta vite më parë. Ajo e identifikoi mbesën e tij, Laura Stoy, përmes një nekrologjie ku babai i saj - i ndjeri Wallace Garst Jr. - shihej duke mbajtur unazën, raporton kanali WECT, transmeton Klan Kosova.
Laura e përshkroi gjestin si prekës dhe tha se ndjesia ishte sikur kishte marrë një copëz të babait të saj.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.