Lajmet e fundit

Portieri i Kombëtares spanjolle dhe i skuadrës Athletic Bilbao, Unai Simon, ka dhënë një intervistë të shkurtër ekskluzive për Artmotion.
Në këtë intervistë, e cila do të publikohet gjatë kësaj fundjave në faqet zyrtare të platformës Artmotion në rrjete sociale, ai flet për fitoren e Kampionatit Evropian, për derbin e radhës me Sociedadin që do të zhvillohet këtë të diel.
Veç këtyre, fokus i intervistës do të jetë edhe përballja që Spanja e ka pasur me Kosovën para disa vitesh.
Por, ai flet edhe për “Piratin” e La Ligës, Vedat Muriqin, të cilin e vlerëson shumë.
Këto dhe shumë të tjera do të mund t’i ndiqni në intervistën e Simon që do të publikohet në fundjavë. /Klankosova.tv