Lajmet e fundit

Ukraina i ka realizuar dy gola të shpejtë në "Air Albania" përballë Shqipërisë.
Epërsia prej dy golash e mysafirëve u arrit brenda 10 minutash.
Në minutin e pestë realizoi Zinchenko kurse në minutin e 10-të, Yaremchuk.
Sonte "Kuqezinjtë", synim e kanë fitoren duke shpresuar për një kalim në Ligën A si liderë të grupit.
Mbetet të shihet se çka do të ndodh deri në fund të takimit, njofton Klankosova.tv.
Ndeshja Shqipëria - Ukraina, transmetohet drejtpërdrejtë në platformën më gjigante televizive në Kosovë, Artmotion, në kanalin Sport 1./Klankosova.tv