“Prindër modernë apo brez pa kufij”, ishte tema e sontme e trajtuar në emisionin “Shoqet” në Klan Kosova.
Duket folur për këtë, gazetarja e Klan Kosovës, Arbreshë Uka u shpreh se po vërehet një presion social i shtuar i prindërve ndaj fëmijëve.
Sipas saj, disa prindër, gjërat që nuk kanë arritur t’i bëjnë vetë, duan t’i arrijnë përmes fëmijës.
“Çfarë vërej, një tendencë të prindërve që i kanë fëmijët në ndërtim e sipër, në fazë adoleshente e më tutje, është që e vërej një presion social të shtuar të prindërve ndaj fëmijëve”.
“Pra, ato që nuk i kanë arritur vet prindërit, qoftë në karrierë dhe i kanë mangësitë e tyre, po ua imponojnë dhe po bëjnë një presion social mbi fëmijët që mos t’i ndjekin gjërat që i duan dhe po vijnë fëmijët në situata ku mbyllen dhe duan të izolohen nga jeta”, u shpreh tutje ajo./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=c_XsuQfkM1Q
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.