Autoritetet në jug-perëndim të Kinës janë zotuar që do ta ndihmojnë fshatin Atuler, i cili është një vend i izoluar malor, pas disa fotografive që tregonin rrugën tejet të vëshitrë që fëmijët kalojnë për të shkuar në shkollë.
Për të ndjekur mësimet, nxënësit duhet të kalojnë një shkëmb 800 metra të lart të cilin e kalojnë përmes disa shkallëve që nuk janë fare të sigurta.
Fotografitë të cilat u publikuan në një gazetë në Pekin shokoi të gjithë që i panë ku përveç pamjeve edhe tregohej që ata udhëtonin për 90 minuta çdo ditë në këtë rrugë vdekjeprurëse.
Këto fotografi janë realizuar nga Chen Jie, i cili tregon se këtë rrugë e kalojnë 14 nxënës të moshën nga 6 deri në 15 vjet.
“Nuk ka dyshim që u shokova nga pamjet që shihja”, shkruan ai duket thënë se shpreson që këto fotografi do ndihmojnë të kalohet ky “realitet i dhimbshëm”.
Chen, që kaloi tri ditë në këtë komunitet të izoluar e ndërmorri këtë udhëtim tri herë dhe çdo herë ishte edhe më i frikshëm.
“Ishte shumë e rrezikshme. Duhet të jesh 100 përqind i kujdsshëm. Nëse ke ndonjë incident, menjëherë bjen në humnerë”, është shprehur Juel.
Këtë rrugë e kaloi më pas edhe reporterja e televizionit shtetëror kinez, CCTV, e cila tregon se ka shpërthyer në lot derisa ka arritur në fshatin Atuler.
Për më shumë mund ta shikoni videon më poshtë.
https://www.youtube.com/watch?v=Lm2LELU0O04
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.