Familja e një studenti cili u zhduk gjatë udhëtimit për në Kinë në vitin 2004, po shohin më shumë shpresa se ai është gjallë pas informimit të agjencisë së lajmeve në Japoni që ai është kidnapuar nga qeveria e Koresë së Veriut.
David Sneddon, mendohej i vdekur pasi që u zhduk në provincën Yunnan në perëndim të Kinës kur ishte 24 vjeçar. Një student në Universitetin e Brighman, kishte thënë se Sneddon ka vdekur kur po bënte hiking meqë rast kishte rënë në lum.
Mirëpo trupi i tij nuk u gjend asnjëherë, transmeton Klan Kosova.
Të mërkurën, Yahoo News Jaoan, ka raportuar se Sneddon është parë në Korenë e Veriut ku besohet që jeton. Thuhet se ai punon si mësues i anglishtes dhe ka grua e dy fëmijë.
Departamenti Amerikan i Shtetit ka deklaruar të mërkurën se do të kërkojnë Sneddon në Korenë e Veriut.
Kjo agjenci e lajmeve ka raportuar në fakt se ai është kidpanuar nga operatorët e Koresë së Veriut dhe ka punuar si mësues i anglishtes për Kim Jong-un – i cili në atë kohë ishte trashëgimtar i diktaturës.
Prindërit e Sneddon, Roy dhe Kathleen, kurrë nuk i kishin besuar historisë që djali i tyre kishte rënë në lum. Duke e njohur praktikën e Koresë së Veriut për kidnapimin e të huajve, ata kanë besuar se regjimi i Kim kishte kërkuar për djalin e tyre pasi që ai fliste rrjedhshëm gjuhën koreane të cilën e kishte mësuar sa po qëndronte në një mision në Korenë e Jugut.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.