Nuk është aspak e këndshme që të zgjohesh me një luan te fytyra, sidomos kur ishte e paraparë që të shijosh pushime relaksuese në Botswana, shkruan Daily Mail, transmeton Klan Kosova.
Këta dy turistë përjetuan shokun e jetës së tyre kur i hapën sytë dhe i panë dy luanë të mëdhenj, që po qëndronin jashtë tendave të tyre.
Fatmirësisht, atyre po u pëlqente që t’i lëpinin tendat e turistëve e nuk ishin të interesuar për mish.
Francie Francisca Lubbe dhe partneri i saj, ia dolën që të rrinë plotësisht të heshtur përderisa po prisnin se çfarë do të ndodhte, a do t’iu hynin luanët në tendë apo jo.
Duke folur me zëra të ulët, ata kishin vështruar luanët tek lëpinin pikat e ujit mbi tendën e tyre.
Përderisa shumë njerëz do të kishin bërë panik e do të ishin tmerruar nga prania e luanëve, ajo ia kishte dalë që t’i xhironte e madje t’i fotografonte ata.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DL
SHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.