Mësuesja e klasës së parë, ShaRee Castlebury, u kërkoi nxënësve të saj që të pikturonin në fustanin e saj të bardhë.
Mësuesja e një shkolle fillore në Oklahoma, dëshironte të bënte diçka të veçantë për nxënësit e saj në ditën e fundit të mësimit. Kështu që ajo vendosi që të kombinojë kënaqësinë dhe kreativitetin duke i kërkuar atyre që t’ia pikturonin fustanin, transmeton Klan Kosova.
“Është një fustan i kujtesës”, ka thënë Castlebury.
Më poshtë mund t’i shikoni disa fotografi se si fëmijët ia stiluan fustanin mësues së tyre.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.