Lajmet e fundit

Një grua qëndroi vetëm 30 minuta në punën e saj të ëndërrave.
Kjo sepse vetëm gjysmë ore pasi që u pranua në punë, atë e shkarkoi shefi i saj sepse nuk i pëlqenin tatuazhet.
Clarie Shepherd, e kishte kaluar intervistën përmes telefonit, mirëpo kur u paraqit në punë shefit nuk i pëlqeu ajo që pa.
Ajo përdori Facebook-un për të treguar se çfarë i ndodhi, dhe postimi i saj u shpërnda shumë herë.
Por pasi që postimi i saj bëri xhiro, shefi i kompanisë vendosi që ta kthejë në punë.
“Ata mi panë tatuazhet, dhe vendosën të më pushonin e sikurse ta kryeja intervistën ballë për ballë ata nuk do ma dhuronin punën”.
“Ne të gjithë kemi individualitetin tonë, dhe lëkura nuk duhet të ketë ndikim në punësimin tonë”, u shpreh Shepherd.
Por, ajo është e lumtur që me kompania e mësuan një leksion.