31.10.2015 · përditësuar para 3903 dite1 min lexim
Richard Simpkin ka 25 vite në “përndjekje” të njerëzve të famshëm.
Ai për më shumë se dy dekada ka bërë dhjetëra fotografi me njerëz të famshëm, transmeton Klan Kosova.
Gjithçka filloi kur Simpkin ishte vetëm një djalosh i vogël - për herë të parë u takua me një njeri të famshëm kur ishte 15 vjeçar.
E që nga atëherë fotografi australian ka bërë fotografi me shumë të njohur prej Michael Jackson, Taylor Swift e Nelson Mandela.
Madje ai thotë që ka zhvilluar edhe një shqisë të gjashtë, për të dalluar menjëherë nëse i famshmi është njeri i mirë ose jo.
Për të gjitha takimet e tij me të yje ai ka shkruar edhe një libër.
“E kuptova që duhet të shkruaj një libër, sepse zakonisht njerëzit më pyesin se si ishte ai ose ajo, e kështu që për të mos shpenzuar kohën, kam shkruar një libër ku ata mund të lexojnë çdo gjë që di për yjet”, është shprehur Simpkin.
Sammy Davis, 1989Audrey Hepburn, 1991Nelson Mandela, 1990Michael Hutchence, 1993Heath Ledger, 1999Tom Cruise & Nicole Kidman, 1996Robin Williams, 1996Michael Jackson, 1996Dwayne Jognson (The Rock), 2004Al Paciono, 2004David & Victoria Beckham, 2003Dalai Lama, 2002Kim Kardashin, 2010Prince Williams, 2010Lana Del Ray, 2012Tom Hanks, 2012
●●●
Shpërndaje këtë artikull
DG
SHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.