Sunny Hill Festival ka njoftuar të gjithë ata që kanë qenë të pajisur me bileta “Believers”, për festivalin që u mbajt në Prishtinë, se ato do të vlejnë edhe në Tiranë.
“'Sunny Hill Believers' ju do të vini me ne edhe në Tiranë. Jemi të lumtur që t'ju njoftojmë që 'Prishtina Believer Ticket' është e vlefshme edhe për 'Sunny Hill Festival Tirana', që mbahet më 26, 27 dhe 28 gusht”, thotë njoftimi, transmeton KlanKosova.tv.
“Përgatituni për të shënuar muajin më të madh ndonjëherë”.
Përveç për biletat, organizatorët kanë publikuar edhe emrin e reperit italian Fedez, si pjesëmarrës në Tiranë.

●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.