Lajmet e fundit

Me këtë vendim, tekniku francez i shtohet listës së trajnerëve që janë larguar nga postet e tyre gjatë këtij Kampionati Botëror. Në mesin e tyre janë edhe Julian Nagelsmann, Ronald Koeman, Marcelo Bielsa, Hong Myung-bo, Steve Clarke, Sebastian Beccacece, Sabri Lamouchi, Miroslav Koubek dhe Vladimir Petkoviq. Renard e udhëhoqi Tunizinë në vetëm dy ndeshje, ku përfaqësuesja afrikane pësoi humbje të thella, fillimisht 4:0 ndaj Japonisë dhe më pas 3:1 ndaj Holandës, rezultate që i dhanë fund aventurës së tij në stolin e Tunizisë pas vetëm 18 ditësh.