Qytetarë nga Kosova e Maqedonia ishin bërë bashkë në inaugurimin e xhamisë së rindërtuar që u financua nga Qeveria e Turqisë. Në Shushicë të Istogut, pjesëmarrësve në ceremoni iu bashkua me videolidhje edhe Recep Erdogan.
Të gjithë u bënë bashkë rreth xhamisë që mban emrin e burrit të kësaj ane që ishte autor i himnit të Turqisë, Mehmet Akif Ersoy-it.
Pjesëmarrës ishte edhe stërnipi 84 vjeçar i Mehmet Akif-it, Adem Mulaj, i cili ishte shumë i kënaqur. Për gazetarin Florent Zeqaj, ai tha se ne jemi bashkë, jemi vëllezër. Në intervistë për Klan Kosovën tha se ai tha se së fundmi ka kontaktuar me vajzën e Mehmet Akifit që jeton në Turqi.
https://www.youtube.com/watch?v=1qgPtgZoJ4Q&feature=youtu.be
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.