Lajmet e fundit

Trajneri i Bayern Munich, Tuchel në konferencën për media para ndeshjes së nesërme kundër Arsenalit iu ka bërë thirrje tifozëve për përkrahje.
“Ne duhet të japim gjithçka. Kemi nevojë edhe për tifozët për të mposhtur Arsenalin. Ne kemi një avantazh të vogël nëse merrin parasysh përvojën tonë në këtë kompeticion”, është shprehur Tuchel.
Ndeshja e parë mes Arsenalit dhe Bayern Munich përfundoi me rezultat 2-2, shkruan klankosova.tv
Ndryshe, ndeshja e nesërme kundër Arsenalit mund të jetë e fundit në Champions League me Bayern Munich për Thomas Tuchel, i cili javë më parë njoftoi se do të largohej nga klubi bavarez.