Trajneri i Anglisë, Thomas Tuchel, ka kërkuar nga FIFA që të ndryshojë pozicionin e fotografëve kur këndohet himni kombëtar.
Këtë e tha pas situatës së sikletshme në ndeshjen të Tre Luanëve kundër Kroacisë.
"Po i lutem FIFA-s të ndryshojë pozicionin e fotografëve gjatë himnit kombëtar. Nuk munda ta shihja ekipin tim".
"Po e prisja këtë moment, është një moment shumë i veçantë, dhe isha para një muri me lojtarë të pabesueshëm. Nuk munda të shihja asnjërin nga lojtarët e mi dhe kjo ma prishte përvojën", u shpreh tekniku gjerman.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.